Kur bëhet fjalë për fëmijët qeveria italiane zbut tonet, lejohet të dalin, për t’u qetësuar

72

Autoritetet italiane kanë liruar dorën, kur bëhet fjalë për fëmijët dhe shëndetin e tyre mendor. Këtë e kanë bërë duke vënë rregullin e ri i cili i lejon fëmijët të bëjnë një shëtitje.

Në qarkoren e ministrisë së Brendshme të Italisë, thuhet se, “për të mos i privuar fëmijët nga ecja dhe aktivitetit fizik, një fëmijë do të ketë të drejtë të dalë vetëm me një pjesëtar të familjes, qoftë ky prind apo një vëlla apo motër më e madhe”. Përcaktohet edhe që shëtitja duhet bërë jo larg vendbanimit.

Një lajm i mirë ky dhe një vendim që synon drejtpërdrejt mirëqenien fizike dhe psikologjike të fëmijëve.