Ballina Showbiz Kur Angela Merkel bëhet rastësisht pjesë e udhëtimit tënd

Kur Angela Merkel bëhet rastësisht pjesë e udhëtimit tënd

Ju ka ndodhur që në avion të shihni njerëz të famshëm? Agustin Aguero e pa një të tillë në fluturimin për në Argjentinë dhe bëhet fjalë për gruan më të fuqishme në botë, Angela Merkel.

Kancelarja gjermane u detyrua të braktisë avionin qeveritar për shkak të një problemi teknik dhe pas një ndalese në Spanjë, u nis për në samitin e G20-ës me avionin e linjës ‘Iberia’. Pasagjeri që ajo kishte në krah ka publikuar dy foto në ‘‘Twitter’’.

Për shkak të defektit, kancelarja Merkel ka mbërritur me vonesë në samit, duke humbur ceremoninë hapëse.