Ballina SPORT Kupa Pavarësia, në Korçë fiton Struga

Kupa Pavarësia, në Korçë fiton Struga

Federata Shqiptare e Futbollit i’u është bashkuar festimeve për 28 Nëntorin, Ditën e Pavarësisë së vendit.

Qeveria e futbollit shqiptar, ashtu sikurse çdo vit, organizoi Kupën Pavarësia, një eveniment që u zhvillua në stadiumin Skënderbeu të Korçës.

Ato që diskutuan këtë trofe në finale ishin skuadrat e Strugës dhe Otrant që në sfidat e tyre gjysmëfinale, fituan respektivisht kundër kampionëve të Shqipërisë të Skënderbeut dhe skuadrës ‘‘2 Korriku’’. Në fund skuadra që mundi të ngrejë trofeun e Kupës Pavarësia ishte skuadra e Strugës që e fitoi finalen me Otrant me rezultatin 1-0 me golin e Llogas.

Për Strugën, ky është viti i dytë radhazi që e bën të sajën këtë trofe. Kupa Pavarësia është kthyer në një traditë në futbollin shqiptar që zhvillohet gjatë ditëve të festave kombëtare dhe ku marrin pjesë klube nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Mali i Zi.