Ballina SPORT Kupa e Amerikës/ Argjentina publikon listën, Mauro Ikardi jashtë!

Kupa e Amerikës/ Argjentina publikon listën, Mauro Ikardi jashtë!

Leo Mesi po, Dibala po, Martinez po, Ikardi jo! Lista e Kombëtares së Argjentinës e publikuar pak çaste më parë i ka dhënë një tjetër goditje sulmuesit të Interit, që po kalon një gjysmësezoni krejtësisht negativ. Mauro Ikardi nuk do të jetë pjesë e 23 lojtarëve që do të shkojnë në Brazil me synimin për të fituar Kupën e Amerikës. Trajneri i “albicelestes”, Lionel Skaloni, ka vendosur t’i besojë Lautaro Martinezit dhe Paolo Dibalës, që ishin në balotazh me Ikardin. Ja lista e plotë e Argjentinës:

Portierë: Armani (River Plate), Andrada (Boka Juniors), Markesin (Klub Amerika).

Mbrojtës: Akuna (Sporting), Kasko (River Plate), Fojth (Totenham), Funes Mori (Vilareal), Otamendi (Mançester Siti), Pezela (Fiorentina), Saravia (Racing), Taljiafiko (Ajaks).

Mesfushorë: De Pol (Udineze), Di Maria (PSG), Lo Selso (Betis), Palasios (River Plate), Paredes (PSG), Perejra (Uatford), Rodriguez (Klub Amerika).

Sulmues: Aguero (Mançester Siti), Dibala (Juventus), Lautaro Martinez (Inter), Mesi (Barcelona), Suarez (River Plate).