Kultivonte kanabis në ambient të mbyllur, prangoset një person

54

Duket se mbiellja e kanabisit në ambiente të mbyllura po jetëzohet edhe në Shqipëri.

Një rast është konstatuar sot në autostradën Lushnjë – Fier.

Një person kishte përshtatur ambientet e një godine, që më parë ishte karburant, për kultivimin e kanabisit.

Për këtë një person është arrestuar si përgjegjës për veprimtarinë e paligjshme.

Brenda godinës janë sekuestruar materiale që shërbenin për rritjen e kanabisit.

Nuk dihet ende pronari i godinës që dikur ka shërbyer si karburant.