Kultivonte kanabis, arrestohet 62 vjeçari në Tropojë

28

Zbulimi i një sasie prej 4 kilogramë lënde narkotike si dhe e bimëve të kanabisit, bëri që një person të vihet në pranga nga policia e Tropojës.

I arrestuari është A.S., 62 vjeç, banues në fshatin Bradoshnicë, Tropojë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 62-vjeçarit, pasditen e së premtes, shërbimet e policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi prej 4 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa, si dhe disa bimë kanabis.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të territorit në vendin e quajtur “Pylli”, sipër fshatit Bradoshnicë u gjetën disa bimë në proces tharje të dyshuara kanabis.

Ndaj të dyshuarit hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Tropojës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.