Kultivonin kanabis, arrestohet gruaja, në kërkim i shoqi

110

Një grua në Skrapar është vënë në pranga për kultivim të lëndëve narkotike, ndërsa bashkëshorti i saj u shpall në kërkim.

“Në flagrancë u arrestua H. G., 58 vjeçe dhe në kërkim u shpall bashkëshorti i saj E. G., 58 vjeç, i dënuar më parë për kultivim të bimëve narkotike.

Gjatë kontrolleve, policia gjeti kubikë me fidanë të dyshuara cannabis sativa në tokën në pronësi të bashkëshortëve”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.