Ballina Shëndetësi Kultivim masiv i boronicave – Fermerët shqiptarë fitime në tregjet e huaja

Kultivim masiv i boronicave – Fermerët shqiptarë fitime në tregjet e huaja

Kërkesa në rritje e tregjeve të huaja për boronicat e kultivuara në Shqipëri por nxit fermerët shqiptarë që të zgjerojnë kultivimin e kësaj bime sa mirëbërëse për shëndetin aq edhe fitimprurëse.

Veçanërisht në veri të Shqipërisë, në zonat si Tropoja, Kukës po Puka plantacione të tëra boronicash shtrihen në sipërfaqe të mëdha, me perse për t’u zgjeruar edhe më tej.
Cilësia e mirë dhe shija e tyre unike kanë bindur tashmë tregjet e huaja, të cilat kanë rritur kërkesën për të eksportuar boronicat e prodhuara në Shqipëri.

Boronicat e Bjeshkëve Shqiptare me Markën e Cilësisë
Aktualisht boronica e bjeshkëve të Tropojës dhe boronica e bjeshkëve të Kukësit janë rregjistruar si patenta kombëtare si produkte unike të prodhuara në Shqipëri duke marrë kështu markën e cilësisë.

Fermerët kanë kuptuar se kultivimi i boronicave është një biznes i mirëfilltë fitimprurës, dhe sa më shumë të rritet prodhimi aq më shumë do rriten mundësitë e eksportit drejt vendeve të huaja, duke ditur gjithashtu se investitorët apo tregjet e mëdha kur bëhet fjalë për eksport kërkojnë përherë sasi shumë të mëdha produkti.

Boronicat nuk kërkohen thjeshtë si fruta për shijen e tyre pakëz të athët, por mbi të gjitha për vlerat e tyre medicinale.

Ato kërkohen në masë nga tregu farmaceutik për shkak të vlerave të mëdha mjekësore që kanë.

Vlerat Mjekësore dhe Vlerat për Shëndetin
Boronica lufton inflamacionet, ndihmon trurin dhe zemrën, mbron sytë dhe lëkurën
Antioksidantët që gjenden tek boronicat janë aq të forta, sa janë të afta për të neutralizuar radikalet e lira që lidhen me zhvillimin e disa sëmundjeve të zemrës dhe gjakut.

Ky super frut është jo vetëm shumë i shijshëm, por dhe super i shëndetshëm.
AgroËeb.org ju tregon se fruti i boronicës përmban acide organike, ëmbëlsi natyrale, taninë vitamina C dhe B, karoten, proteina dhe ekstrakte natyrale yndyrore.

Për më tepër boronicat janë një burim i shkëlqyer manganezi. Ky mineral luan një rol të shkëlqyer në shndërrimin e karbohidrateve dhe yndyrnave në energji.

Boronicat shqiptare gjenden në të gjithë pjesën veriore të vendit deri në zonat kodrinore të Shqipërisë së mesme kryesisht në zonën e ahut.

Frutat e vogla të boronicave marrin krejt lavdinë falë fuqisë së antioksidantëve, por edhe pjesë të tjera të bimës janë magjike në vlera.