Ballina SPORT Kukësi i largohet titullit, humbet 2-1 me Teutën në Durrës

Kukësi i largohet titullit, humbet 2-1 me Teutën në Durrës

Pretendimet e Kukësit për titullin kampion në Kategorinë Superiore morën një goditje serioze pas humbjes 2-1 ndaj Teutës.

Transferta e Durrësit rezultoi e dështuar për formacionin verilindor, që tani e sheh veten në vendin e tretë në renditje.

Në fraksionin e parë, bregdetarët pretenduan për një penallti, ndërsa ishte Kukësi që prishi ekuilibrat në favorin e tij, me anë të Rexhinaldos.

Pas pushimit, loja e durrsakëve ndryshoi, por u desh një “shpikje” e Prognit nga një goditje dënimi, për të barazuar rezultatin.

Kukësi lëshoi në lojën e tij dhe një neglizhencë në prapavijë solli golin e Arapit, i aftë të konkludojë në një rrëmujë në zonë.

Ndeshja mori përmasa dramatike, me Kukësin që humbi një penallti në fund, me Uilliam Kordeiron. Humbja e zbret ekipin në vendin e tretë, i parakaluar pikërisht nga Teuta.