Ballina Sport Vendi Futboll, takimi Kukësi-Flamurtari, të dy ekipet pretendojnë fitore

Futboll, takimi Kukësi-Flamurtari, të dy ekipet pretendojnë fitore

Kukësi-Flamurtari, një nga ndeshjet më të rëndësishme të Javës XI të Kategorisë Superiore, ndeshje kjo që të luhet në Kamëz, pritet të sjellë lëvizje të forta në renditje, duke bërë që synimet e të dy ekipeve të jenë për fitore.

Verilindorët janë në pozicionin e tretë në tabelën e renditjes, ndërkohë që fitorja e javës së shkuar me Laçin i ka dhënë më tepër zemër kuksianëve. Ndërkohë, skuadra e Flamurtarit ka fituar përballjen e fazës së parë me verilindorët, por dënimi i Bathës nga Komisioni i Disiplinës i Federatës Shqiptare të Futbollit do të jetë një goditje e rëndë për ekipin vlonjat.

Ndeshja tjetër e së premtes është përballja mes Teutës dhe Tiranës. Një tjetër ndeshje kjo me objektiv vetëm fitoren për të dyja ekipet, pasi barazimi nuk i bën punë askujt, sidomos Tiranës. Bardheblutë nën drejtimin e Ardian Memës në dy ndeshjet e para nuk e kanë provuar ende shijen e fitoren, pasi kanë një humbje dhe një barazim.