Ballina Aktualitet Kukës, sherr për pronat, përplas me makinë bashkëfshatarin, arrestohet

Kukës, sherr për pronat, përplas me makinë bashkëfshatarin, arrestohet

Policia e Kukësit ka vënë në pranga një 38-vjeçar me akuzën për tentativë vrasjeje. Sipas të dhënave, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kukës, arrestuan në flagrancë shtetasin me iniciale M. M., banues në fshatin Zahrisht, Has.

Arrestimi i tij u bë pasi, për motive pronësie, ka goditur me automjetin tip “Mitsubish Pajero”, shtetasin I. A., vjeç 66, banues në fshatin Zahrisht, Has.

I dëmtuari ka marrë mjekim në spitalin Rajonal Kukës, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprën penale të vrasjes me dashje, mbetur në tentativ.