Ballina Aktualitet Kukës, kryeministri Rama tregon çfarë ka ndodhur me familjen e varfër

Kukës, kryeministri Rama tregon çfarë ka ndodhur me familjen e varfër

Pak ditë më parë, kryeministri Edi Rama vizitoi familjen e Bashkim Sefës në Kukës. Familja jetonte në kushte të vështira ekonomike në një banesë thuajse të rrënuar. Ndërkohë, me anë të një videoje të publikuar në profilin e tij në Facebook, kryeministri Rama tregon se ka nisur rindërtimi i shtëpisë dhe kryefamiljari është punësuar.

“MIRËMËNGJES dhe me familjen e Bashkimit, ku po kthehet shpresa tek e nesërmja, ju uroj një të dielë të qetë,” – shkruan kryeministri Rama në Facebook.