Ballina Aktualitet Kukës, kryeministri Rama ndan dhurata për fëmijët e varfër

Kukës, kryeministri Rama ndan dhurata për fëmijët e varfër

Kryeministri Edi Rama, e ka filluar ditën me historinë e familjes së Bashkim Sefës nga Kukësi i cili bashkë me fëmijët jetonte në mjerim, në një banesë që nuk ofronte as kushtet minimale për jetesë.

Pas vizitës së tij në 31 tetor të këtij viti, Rama i premtoi një shtëpi të re familjes Safa. Pak ditë më parë banesa e re e familjes ishte gati. Rama vizitoi sërish familjen ku edhe ndau dhurata për fëmijët me rastin e festave të fundvitit.

”Mirëmëngjes, dhe pa koment për këtë videorrëfim nga jeta reale, ju uroj një ditë të mbarë”, – shkruan Rama bashkëngjitur videos në Facebook.