Ballina Aktualitet Kukës, kryedemokrati Basha: Rama ka përdorur politikë spastrimi me ju

Kukës, kryedemokrati Basha: Rama ka përdorur politikë spastrimi me ju

Kreu i PD-së, Lulzim Basha po zhvillon një takim me banorët e qytetit të Kukësit. Në një bashkëbisedim me banorët që e pritën, Basha u shpreh se kryeministri Edi Rama, ka përdorur një politikë spastrimi në këtë qytet, por kjo situatë do marrë fund nëse ai vetë vjen në pushtet.

Basha tha se në javët e para në pushtet do ta nisë me anulimin e traut dhe zerimin e taksave.

“Kam ardhur shpesh këtu dhe nuk prisja situatë tjetër. Zotëria përdori një term, që Edi Rama me kukësin ka përdorur një politikë spastrimi. Ky shprehet si patriot i madh, politika e tij ka qenë e qartë për të larguar kuksianët. Kukësi është rekord në këtë drejtim. Masat që ka marrë, shkatërrimi i pronave të fermerëve. Gjëja e parë që do zotohem para jush, çdo padrejtësi që ka bërë Rama ndaj Kuksianëve do ta bëjmë që në javët e para në pushtet, duke nis me anulimin e traut. Taksa do zërohet. Ju e arritët një sukses, treguat rrugën si komunikohet me Ramën,” – tha Basha.