Ballina Aktualitet Kukës, Bukurie Mata: Bleonën e kanë parë në Angli, më kanë dërguar...

Kukës, Bukurie Mata: Bleonën e kanë parë në Angli, më kanë dërguar pamjet dhe më kërkojnë lekë

Kanë kaluar 8 vite nga humbja e Bleona Matës vajzës 7-vjeçare nga Kukësi. Ajo sot është 15 vjeçe dhe ende nuk dihet fati i saj.
Bleona humbi gjurmët më 22 maj të vitit 2010, teksa kulloste bagëtinë së bashku me 5 vajza, të afërme të saj. Në atë kohë, por edhe vite më pas, rasti i vogëlueshes, sot 14 vjeç, shokoi mbarë opinionin publik, për aq kohë sa nuk kishte asnjë gjurmë që të mund të ndizte një dritë në fund të tunelit dhe dëshmitë ndryshoheshin vazhdimisht. Në studion e emisionit “Pa gjurmë” në Report Tv, nëna e Bleonës, Bukurie Veizi, tregon se ka informacione të reja për të bijën, por nuk preferon të tregojë më tepër detaje, pasi sa herë janë publike, kanë humbur gjurmët. Në emision ajo ngre të tjera dyshime, ku shprehet se i kërkojnë para për t’ia kthyer të bijën, gjë që sigurisht ka gjasa të jetë edhe mashtrim.