Ballina Aktualitet Kukës, bora zbardh Rrugën e Kombit

Kukës, bora zbardh Rrugën e Kombit

I gjithë qarku i Kukësit është përshirë nga reshjet e borës që prej orëve të vona të mbrëmjes.

Bora ka arritur trashësinë 8 cm, duke zbardhur qytetin e Kukësit dhe fshatrat.

Në rrugët rurale ka vështirësi në qarkullim dhe nevojiten zinxhirë për lëvizjen e mjeteve.
Ndërkohë në Rrugën e Kombit lëvizja kryhet pa probleme. Reshjet e borës vijojnë edhe gjatë ditës së sotme, por me intensitet më të ulët.