Ballina Aktualitet Kuçovë, organizohet aktiviteti “7 Netët e kinemasë Evropiane”

Kuçovë, organizohet aktiviteti “7 Netët e kinemasë Evropiane”

Aktiviteti kinematografik “7 Netët e kinemasë Evropiane” u organizua sot në Kuçovë në kinemanë “Kadri Roshi”.

E ftuara speciale ishte artistja e ekranit shqiptar Silvana Braçe e cila përcolli fjalë emocionuese në hapjen e këtij aktiviteti artistik.

I pranishëm ishte dhe kryetari i bashkisë Selfo Kapllani i cili mes fjalëve përshëndetëse ftoi të gjithë qytetarët të jenë të mirëpritur në këtë folezë kaq me vlera artistike për qytetin e Kuçovës.

Ky aktivitet do të mbyllet në datën 29 nëntor me filmin e ri shqiptar “Delegacioni”, i cili rrëmbeu çmimin në festivalin e Varshavës si filmi më i mirë.