Ballina Aktualitet Kuçovë, katër të arrestuar për një grindje adoleshentësh

Kuçovë, katër të arrestuar për një grindje adoleshentësh

Një grindje për motive të dobëta mes adoleshentësh në Kuçovë ka përfunduar me arrestimin e 4 personave të përfshirë, tashmë të dyshuar për veprat penale të “vrasjes me dashje, e mbetur në tentativë”, “moskallëzimit të krimit” dhe “heqjes së paligjshme të lirisë, kryer në bashkëpunim”.

Më konkretisht, gjithçka ka ndodhur rreth një muaji, kur 3 persona nga lagjja “11 Janari” e Kuçovës; 29-vjeçari E.K., 17-vjeçari A.K. dhe 16-vjeçari SH.P., i kanë hequr lirinë 18-vjeçarit R.B.. Kjo grindje ka bërë që i afërmi i viktimës, 25-vjeçari F.B. të kërkojë hakmarrjen, duke tentuar të vrasë me mjet prerës, thikë, shtetasin E.K., të cilit i ka shkaktuar dëmtime të rënda.

Policia në fakt ka ndërhyrë pas marrjes së njoftimit për incidentin e fundit me armë të ftohtë, duke arrestuar në kohë rekord autorin.