Ballina Aktualitet Kuçovë, helmon veten 59-vjeçari

Kuçovë, helmon veten 59-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Pëllumbas, në Kuçovë, ku në një banesë është vetëhelmuar shtetasi A. Sh., 59 vjeç.

59-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë, në spital në Tiranë dhe ende nuk janë bërë me dije shkaqet e ngjarjes.

Komisariati i Policisë Kuçovë

Më datë 19. 12. 2018, në fshatin Pëllumbas, në banesë, është vetëhelmuar, shtetasi A. Sh., vjeç 59, i cili ndodhet në gjendje të rëndë, në spital në Tiranë. Ky shtetas rezulton se vuan nga çrregullime të shëndetit mendor. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat. Neni 99 i Kodit Penal.