Ballina BOTA Kubë, godet meteori, dëgjohet shpërthim i fuqishëm

Kubë, godet meteori, dëgjohet shpërthim i fuqishëm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit në Key West Florida, një metor mund të ketë goditur Kubën perëndimore ditën e djeshme.

Sipas NWS radari mund të ketë zbuluar një meteor pranë Vinales ndërsa të premten morën raportime se një meteor po shihej në qiell nëpër Florida Keys. Shpërthimi nuk është konfirmuar ende se ka ndodhur nga meteori, por qeveria kubaneze po bën hetimet, dhe mësohet se nuk ka raportime për të lënduar.

Në vitin 2013, një shpërthim meteori tronditi rajonin Urals të Rusisë. Xhamat u thyen dhe muret e ndërtesave u shembën pasi zhurma e madhe e shpërthimit u përhap nëpër rajon. Më shumë se 1000 njerëz u plagosën, përfshirë 200 fëmijë. Shumë prej tyre u goditën nga xhamat e thyer.