Ballina BOTA Kthehen në makthin e futbollistëve të Olympiacos, arrestohet çifti i grabitësve shqiptarë

Kthehen në makthin e futbollistëve të Olympiacos, arrestohet çifti i grabitësve shqiptarë

Grupi i shqiptarëve ishte kthyer në makthin e futbollistëve të Olypiacos-it dhe AEK, ku u vidhte makina e bizhuteri luksoze.

Sipas mediave greke në prangat e policisë kanë rënë një çift shqiptar, burri 35-vjeç ndërsa gruaja 34-vjeç, ndërsa janë identifikuar dhe shpallur në kërkim tre shqiptarë të tjerë. Disa prej grupit të grabitësve kishin punuar në një fabrikë duralumin para se ti hynin ‘sportit’ të grabitjeve dhe kjo sipas policisë i ka ndihmuar ata për të kryer grabitjet në banesat e futbollistëve.

Fundi i tyre erdhi nga lojtari i Olympiacos, Felipe Pardo ku në nëntor të vitit të kaluar bëri një denoncim pasi kishte parë disa persona të dyshimtë teksa i afroheshin makinës së tij .

Nga 33 vjedhjet që ndodhën nga grupi në Glyfada, Varis, Voula, Vouliagmeni, Elliniko dhe Korop që nga tetori i vitit 2017, nëntë ishin në shtëpitë e futbollistëve, nga të cilat ata morën bizhuteri, ora,  para dhe veshje firmato.

Grupi i shqiptarëve kishte një strategji të veçantë për të kryer grabitjet pasi gjatë vëzhgimit që u bënin futbollistëve përdornin makina luksoze për të mos rënë në sy ndërsa si alternativë nëse punët shkonin keq kishin gjithmonë një makinë tjetër aty pranë.

Gjatë vjedhjeve, ata ishin shumë të kujdesshëm në lëvizjet e tyre. Mbanin doreza dhe fytyrën e mbanin të mbuluar, ndërsa për komunikim mes tyre përdoreshin lidhje në kabina telefonike.

Lojtarët që ranë pre e grabitësve ishin: Bibras Natkho, Pape Abou Cissé, Emmanuel Emenike, Omar Elabdellaoui, Vadis Odjidja-Ofoe, Mehdi Carcela, José Sá, Matías Nahuel të gjithë lojtarë të Olympiacos ndërsa nuk ka shpëtuar as lojtari i AEK, Sergio Araujo.

Pas kontrolleve shqiptarëve u janë gjetur, materialet që përdornin në grabitje, ora dore, çanta luksoze, telefona spraj piper, 700 euro, makina LEXUS dhe nje Hybrit, si dhe bizhuteri me një vlerë të madhe parash.