Ksamil/Ra nga shkëmbi, humb jetën pushuesja EMRI

49

Një pushuese ka humbur jetën në Ksamil si pasojë e rënies nga shkëmbi.

Viktima është 69-vjeçarja Kristina Cauli.

E moshuara nga Berati, u rrëzua aksidentalisht nga shkëmbi duke pësuar dëmtime në kokë.

Pavarësisht ndihmës së dhënë në spitalin e Sarandës, nuk ia doli të mbijetojë.

Paraprakisht dyshohet se ngjarja është aksidentale.