Ballina Kronikë Kryetarja e PD pasi i dogjën makinat, sulm politik, kam frikë për...

Kryetarja e PD pasi i dogjën makinat, sulm politik, kam frikë për jetën

Pas djegies së dy makinave gjatë natës në Ulëz, në pronësi të kryetares së degës së PD-së aty, kjo e fundit ka reaguar duke thënë se ky është një sulm politik.

Gjelina Kalthi u shpreh se ajo dhe familja e saj ndihen të rrezikuar për jetën.

“Pasi mbaruam mbledhjen u nisem drejt Ulzës në njësinë administrative Baz. Në bashkëinë e Matit jam ndalur me bashkëshortin dhe kemi darkuar te një kushëri i imi rreth orës 12 të natës kemi shkuar në shtëpi në Ulëz dhe para pallatit parkuam makinat si gjithmonë. Aty na bëri përshtypje që para pallatit nuk kishte asnjë makine të parkuar. Kjo na bën të mendojmë që është një skenar përgatitur politikisht dhe ndihemi të rrezikuar për jetën.” – tha ajo.