Ballina RAJONI Serbi, kryeministrja Brnabic: Kompromisi me Kosovën, i vështirë

Serbi, kryeministrja Brnabic: Kompromisi me Kosovën, i vështirë

Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabic është shprehur se e konsideron të vështirë gjetjen e një kompromisi me Kosovën, duke thënë se në një rast të tillë do të nevojitet lëvizja e pozicioneve nga të dy kahet.

“Kompromisi është diçka e arritur mes dy palëve. Por, nëse dikush insiston që Kosova është e pavarur dhe Serbia duhet ta pranojë këtë, atëherë kjo nuk do të ndodhë, sepse Beogradi do të vazhdojë të këmbëngulë që Kosova është pjesë e Serbisë. Pa kompromisin me Kosovën, Serbia nuk do të hyjë dot në BE, në një kohë  që i ka plotësuar tashmë 85 përqind të kërkesave per reforma nga BE-ja,” – deklaroi shefja e ekzekutivit serb.