Kryeministrja më e re në botë hedh idenë e katër ditëve punë në javë me 6 orë

0
1

Sana Marin është kryeministrja më e re në botë që drejton Finlandën.
Ajo dha idenë për të ulur orët e punës në javë për punonjësit, që kur ishte ministre e transportit.

Ideja e Sana Marin është që të jenë katër ditë punë në javë, me nga gjashtë orë pune në ditë.

Pse të mos jetë ky hapi i radhës? A është tetë-orarëshi e vërteta përfundimtare? Besoj se njerëzit meritojnë të shpenzojnë më shumë kohë me familjen si dhe të merren me aspekte të tjera të jetës, si kultura”, tha ajo në gusht të vitit 2019.

Marin shpreson që propozimi i saj të bëhej realitet shumë shpejt në vendin e saj, ku orari është tetë orë në ditë për pesë ditë në javë.

Forca politike “Alenaca e Majtë” ka propozuar edhe më parë që të provohet java me katër ditë punë, por është kundërshtuar nga opozita e cila e quan jo-realiste.