Ballina BOTA Kryeministrja britanike May: Bisedimet për Brexit janë në fund të lojës

Kryeministrja britanike May: Bisedimet për Brexit janë në fund të lojës

Sipas kryeministres britanike Theresa May negociatat për largimin e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian, apo Brexit-in, janë tani në fund të lojës.

May shpreh për mediat vendase se bisedimet janë jashtëzakonisht të vështira, porse palët po punojnë për të bërë përparim. Pika më e vështirë e negociatave midis Britanisë dhe BE-së thuhet të jetë kufiri irlandez.

Të dyja palët po bëjnë përpjekje të arrijnë një marrëveshje për të shmangur kufirin e rreptë që do të thotë, çdo infrastrukturë fizike si kamera apo roje midis Irlandës Veriore, e cila është pjesë e Mbretërisë së Bashkuar, dhe Republikës Irlandeze, anëtare të BE-së, por ato nuk mund të pajtohen për mënyrën.