Ballina LAJME Kryeministria, të hënën përgjigje Presidentit për gjen. Sandër Lleshi

Kryeministria, të hënën përgjigje Presidentit për gjen. Sandër Lleshi

Të hënën Kryeministri Edi Rama do ti japë përgjigje kërkesës së Presidentit për më shumë informacion lidhur me dekretimin për së dyti të Sandër Lleshit në postin e Ministrit të Brendshëm.

Me një deklaratë për mediat zëdhënësi i Kryeministrit Endri Fuga është shprehur se kryeminstri i vendit është i gatshëm ti japë përgjigje Presidentit të Republikës.

Mbasi Presidenti Ilir Meta nuk dekretoi Sandër Lleshin si Ministër të Brëndshëm, Kryeministri Rama i ridërgoi ati vendimin për riemërim të Sanër Lleshit.