Kryeministri Rama propozon emrat për Këshillin Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë

40

Kryeministri Edi Rama ka propozuar tre anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Janë tre emra të njohur dhe një prej tyre ish-ministër i Financave në qeverinë “Berisha”, Ridan Bode.

Ata janë përzgjedhur nga një listë prej 38 aplikantësh.

Anëtarët e këshillit Mbikqyrës të bankës së Shqipërisë zgjidhen nga Kuvendi i Shqipërisë dhe ushtrojnë këtë funksion për një mandat shtatë vjeçar, me të drejtë rizgjedhjeje.