Ballina Aktualitet Tiranë, kryeministri Rama: Platforma “Shqipëria që duam” ka zgjidhur mijëra ankesa

Tiranë, kryeministri Rama: Platforma “Shqipëria që duam” ka zgjidhur mijëra ankesa

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në Sallën e Hartave në Kryeministri koordinatorët e bashkëqeverisjes, ku ka zhvilluar një takim dhe ka prezantuar disa nga rastet e trajtuara nga platforma.

Rama ka thënë se platforma shqiperiaqeduam.al është reale dhe se gjendet zgjidhje për ankesat e qytetarëve, pasi ka zgjidhur mijëra ankesa për qytetarët në shumë qytete të vendit.

“Tani, ajo që bën reforma në shërbim të shtetit, është pikërisht presioni që krijohet mbi administratën nga bashkëqeverisja. Me të ardhura të larta, pa të ardhura fare, duhen tre minuta që të vihet në shërbim qeveria drejtpërdrejt. Një deputet nuk arrin dot që për tre minuta t’a vendosë një ministër në shërbim të një çështjeje. Automatikisht pasi regjistrohet në platformë, koordinatorët që janë këtu, në çdo dikaster, vënë në lëvizje të gjithë mekanizmin. Në fund të çdo mbledhjeje qeverie, del gjithë lista e çështjeve të platformës me qytetarët. Është bashkëqeverisje reale. E keni dëgjuar shumë herë shprehjen “Më jep votën, të jap gjënë”. Sot, kjo gjë është realitet, jo vetëm kaq, por kjo duhet  të ndikojë, që të pastrohet administrata,” – u shpreh më tej kryeministri Rama.