Ballina Aktualitet Kryeministri Rama në mbrojtje të kryebashkiakut Dako: Të gjithë bëjnë virgjëreshën

Kryeministri Rama në mbrojtje të kryebashkiakut Dako: Të gjithë bëjnë virgjëreshën

Kryeministri Edi Rama i ftuar në një emision televiz ka komentuar dosjen e shumëpërfolur prej akuzave të opozitës “339”, në të cilën përflitet përfshirja e kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako me bandën  e Avdylajve.

Rama i cilësoi akuzat e opozitës si propagandë ndërsa shtoi se një gjë e tillë mund t’i ndodhë gjithkujt që ka një elektorat e teksa i doli në mbrojtje Dakos, Rama theksoi se të gjithë këtu bëjnë virgjëreshën.

“Unë nuk di dosjen 330 ca është ajo, unë di atë që doli dhe u propagandua sikur u zbuluan një organizëm kriminal me në krye kryetarin e bashkisë. Mund t’i ndodhë gjithkujt që ka një elektorat. Të gjithë këtu bëjnë virgjëreshën, të gjithë këtu bëjnë të paditurin,” – u shpreh ai.