Ballina Aktualitet Tiranë, kryeministri Rama: Midhat Frashëri nuk ka të dytë në historinë e...

Tiranë, kryeministri Rama: Midhat Frashëri nuk ka të dytë në historinë e elitave shqiptare

Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm gjatë ceremonisë shtetërore të përmortshme të kthimit në atdhe të eshtrave të personalitetit të shquar të letrave shqipe dhe kulturës kombëtare Midhat Frashëri, duke e cilësuar atë si një personalitet që nuk ka të dytë në historinë e elitave shqiptare.

Duke bërë një zbërthim të figurës së Midhat Frashërit në të gjitha dimensionet e tij, kryeministri Rama vlerësoi publicistin dhe njeriun politik, si edhe kontributin e tij në Kongresin e Manastirit për një alfabet të njehsuar. Sipas kryeministrit Rama, Midhat Frashëri meriton mirënjohjen tonë sepse është bartës i ndershmërisë intelektuale në pohimin e të vërtetave të veta, pavarësisht çmimit që ato kanë.

“Frashëri ishte mishërimi i një shërbestari të mëmëdheut sipas kokës së tij. Ai shfaqej si armik natyral sa herë tentohej përçarja. Të lë pa frymë pozicioni për dramën e popullsisë shqiptare të Çamërisë. Një flamurmbajtës i shënuar i të drejtave të minoriteteve, të lirive themelore, pa dallim etnie dhe feje,” – u shpreh Rama në fjalën e tij.