Ballina Aktualitet Kryeministri Rama: Kush kërkon punë të kontaktojë në portalin e bashkëqeverisjes

Kryeministri Rama: Kush kërkon punë të kontaktojë në portalin e bashkëqeverisjes

Në takimin e përjavshëm me koordinatorët e platformës dhe qytetarë të ndryshëm, kryeministri Edi Rama tha se portali bashkëqeverisës mund të ndihmojë me mundësitë që janë në zyrat e punës, por edhe në kompanitë private, dhe se çdokush i interesuar për punë mund të shkruajë në të.

“Nëse duan një punë, jo një rrogë në shtet, por një punë, atëherë të mos hezitojnë t’i drejtohen Platformës së Bashkëqeverisjes, e cila përmes koordinatorëve dhe me mbështetjen e drejtpërdrejtë të ministrit të Financave dhe Ekonomisë vihet në lëvizje, për t’ju ofruar mundësitë e punës që janë aktualisht në zyrat e punës, por që janë edhe përtej zyrave të punës, me kompani të ndryshme private,” – shtoi më tej kryeministri.

Rama gjithashtu nuk la pa theksuar se pavarësisht rasteve të zgjidhura, puna nuk mbaron me kaq, sepse më pas fillon dhe ndëshkimi administrativ ndaj punonjësve që bëhen pengesë.