Ballina Politikë Kryeministri Rama: Kemi një problem me presidentin Meta që prej së shtunës

Kryeministri Rama: Kemi një problem me presidentin Meta që prej së shtunës

Kryeministri Rama sot në seancën e jashtëzakonshme të parlamentit e nisi fjalimin e tij duke iu drejtuar presidentit Ilir Meta, pas mosdekretimit të tij ndaj Sandër Lleshit në postin e ministrit të brendshëm.

Parlamenti u mblodh sot në seancë për të votuar dekretin e presidentit Meta për shkarkimin e Fatmir Xhafaj, pas dorëheqjes së tij.

“Ky Kuvend ka zgjedhur 7 presidentë të republikës, shumë nga ne kemi votuar për Ilir Metën president, nuk e kishim shumicën absolute por unë e kisha bindjen e plotë se Meta ishte kandidatuara më e përshtatshme. Ai e ka respektuar votën tonë, ka respektuar kushtetutën, ka peshuar fjalën por prej të shtunës mbrëma kemi një problem nga Presidenti i Republikës. Nuk figuron gjëkundi që presidentit i jepet e drejta për mosdekretim, nëse do të kishte pasur asnjërit prej presidentëve të mëparshëm nuk do t’u kishte shpëtuar. Puna jonë është të hartojmë ligje, ne kemi detyrën kushtetuese ta bëjmë këtë punë pavarësisht nëse e kemi besimin apo jo të të tjerëve, përfshi edhe presidentin. Kushdo ka të drejtë të na kritikojë,por Askush vec popullit se merr dot të drejtën të na pengojë të drejtën e ushtrimit të kushtetutës,” -u shpreh më tej Rama.