Ballina Politikë Kryeministri Rama, detaje nga projekti i NATO

Kryeministri Rama, detaje nga projekti i NATO

Kryeministri Edi Rama ka dhënë sot detaje nga projekti i NATO-s, që ka zgjedhur që të ketë në Kuçovë bazën e saj ushtarake në Shqipëri. Kreu i qeverisë tha se investimi në fjalë kap shifrën e mbi 50 milionë euro, ndërsa shtoi se ky investim do të përkthehet në më shumë vende pune dhe zhvillim ekonomik për zonën.

“Morëm angazhimin e NATO-s për të investuar në këtë bazë mbi 50 mln euro. Faktikisht është një investim që do të mundësojë transformimin e kësaj hapësirë ushtarake të NATO-s që do të shërbeje si bazë e saj për stërvitje ajrore. Kjo do të jetë edhe bazë kombëtarë për forcat ajrore të Shqipërisë, duke krijuar mundësinë e një standardi të ri të forcave të armatosura në këtë sektor të posaçëm. Ky investim do të krijojmë mundësi të reja, ku ndërtimi i një baze ajrore të teknologjisë se fundit do të thotë më shumë punësim dhe ekonomi në një rreze të caktuar rreth saj,”- u shpreh Rama.

Projekti pritet të nisë brenda këtij viti dhe Kuçova do të shërbejë si bazë mbështetëse për NATO-n dhe investimi i NATO-s në Shqipëri do të sjellë një standard të ri për Forcat e Armatosura dhe investime për zonën e Kuçovës.