Kryeministri italian, Giuseppe Conte, ka njoftuar vendimin e tij për të dhënë dorëheqjen nga drejtimi i qeverisë.
Mediat italiane raportojnë se Conte e ka komunikuar vendimin e tij për dorëheqje sot tek ministrat e kabinetit qeveritar.
Dorëheqja e tij, vjen në një kohë që ai arriti të fitonte besimin nga të dyja dhomat e Parlamentit, por një aleat i tij u largua nga qeveria.
Pak ditë më parë, ish-kryeministri Matteo Renzi tërhoqi dy ministrat nga qeveria, duke shkaktuar një krizë politike në Itali.
Lideri i Lëvizjes Pesë Yje, Di Maio ka deklaruar se nëse nuk krijohet një qeveri me mazhorancë të fortë, atëherë vendi duhet të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme.