Kryeministri i Kosovës pozitiv ndaj COVID-19:”Nuk kam shenja vetëm kollë të lehtë”

51

Kryministri i Kosovës, Avdulla Hoti është prekur nga koronavirus.

Lajmin e ka bërë publik vetë ai, i cili ka shkruar një status në Facebook.

“Të nderuar,

Sot e kam bërë testin për covid-19 dhe kam rezultuar pozitiv.

Nuk kam shenja, përveç një kollë shumë të lehtë. Nga sonte jam në izolim për dy javët në vazhdim. Do të kryej obligimet nga shtëpia.

Avdullahu”, shkruan Hoti në rrjetin social.

Ai do t’i nënshtrohet karantinimit për 14 ditë, sipas protokolleve mjekësore.