22 C
Durres, AL
Ballina Aktualitet Kryeministri i Australisë qëllohet me vezë

Kryeministri i Australisë qëllohet me vezë

Kryeministri i Australisë Scott Morrison u qëllua me vezë gjatë një takimi me delegatë në Albury.

Autorja e sulmit është një 25-vjeçare, e cila në tentativë për të ikur, rrëzoi edhe një grua të moshuar. E reja u arrestua më pas nga policia. Sulmi ishte i befasishëm dhe nuk pritej prej askujt që ishte i pranishëm në sallë, shkrujnë mediat e huaja.

Kreu i qeverisë australiane Scott Morrison përmes një postimi në “Twitter” tha se sulmi ishte një “akt frikacakësh”.