Ballina RAJONI Kryeministri Haradinaj paralajmëron presidentin Thaçi

Kryeministri Haradinaj paralajmëron presidentin Thaçi

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka paralajmëruar presidentin Hashim Thaçi, se rrezikon të shkarkohet nga posti i tij, nëse në dialogun me Serbinë bisedon për shkëmbim territoresh.

Gjatë deklaratës në një emision televiziv, Haradinaj u shpreh gjithashtu se edhe partia që ai udhëheq, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, do të votonte për rrëzimin e Thaçit nga posti i tij, nëse ai nënshkruan diçka që cënon territorin e Kosovës.