Ballina RAJONI Kryeministri Haradinaj: Gjermania mbështet fuqishëm anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL

Kryeministri Haradinaj: Gjermania mbështet fuqishëm anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se Gjermania mbështetë fuqishëm anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL, gjatë një shkrimi në profilin e tij në Facebook, pas letrës së pranuar.

“Gjermania mbështet fuqishëm anëtarësimin e Kosovës në Interpol! Këtë e konfirmon letra nga kancelarja Angela Merkel, të cilën e pranova sot përmes ambasadorit Christian Heldt. Mbështetja e fuqishme e Gjermanisë, mike për anëtarësimin e Kosovës në Interpol vjen në një moment kyç për konsolidimin ndërkombëtar të vendit tonë. Kancelarja Merkel vë në pah se ky akt do ta fuqizojë integrimin e Republikës së Kosovës në bashkësinë ndërkombëtare, dhe është në shërbim të përmirësimit të bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe hetimit të krimit transnacional. Thellësisht mirënjohës ndaj kancelares Merkel dhe shtetit gjerman për mbështetjen e vazhdueshme,”- shkruan Haradinaj në postimin e tij.