Ballina Aktualitet Kryemadhi-Ramës: Nuk ke parë gjë akoma, mësime të tjera të presin

Kryemadhi-Ramës: Nuk ke parë gjë akoma, mësime të tjera të presin

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi duket tepër euforike për rezultatin e protestës së sotme. Ajo është shprehur pas protestës se shqiptarët i treguan kryeministrit sot se ai ka ikur.

“Sot ishte vetëm fillimi i atij reagimi qytetar na bën të ndjehemi krenarë për atdhedashurinë që shqiptarët kanë për vendin e tyre. Sot më shumë burra dhe gra se asnjëherë tjetër ishte protesta që e rrëzoi Edi Ramën për ti thënë që ai nuk është më kryeministër i shqiptarëve. Kërkonte të bënte antimitingun nga Vlora, por shqiptarët ia dhanë përgjigjen nga ai bulevard. Shqiptarët i treguan: Ti ke ikur zotëri, ke ikur si një frikacak”,- tha ajo.

Më tej, liderja e LSI-së vijoi të paralajmërojë kryeministrin se nuk ka parë ende gjë akoma. Të tjera akte kundërshtimi priten prej opozitës.

“Sot i treguan se mund të përdorë çdo lloj arme, por nuk i tut dot shqiptarët. Mësime të tjera e presin. Nuk ka parë gjë akoma. Jo gaz lotsjellës, jo plumba plastikë po sikur gjithë arsenalit e e ish-BSH të përdorë ai nuk e mund dot popullin e tij. Ditë më të tmerrshme, më me makth do ketë për Edi Ramën”,- vijoi Kryemadhi.