Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka qenë e ftuar sot në Top Albania Radio, ku ka folur për situatën në vend.

E pyetur se si do të krahasonte politikanët shqiptarë me kafshët, Kryemadhi ka zgjedhur të krahasojë Metën me luanin, Ramën me kunadhen, Berishën me një bishë, ndërsa Bashën me një kaproll.

E pyetur gjithashtu për veshjen e kryeministrit, kreu i LSI ka deklaruar se nuk i pëlqen, pasi sipas saj edhe burrat kanë forma dhe duhet t’i ekspozojnë ato.

Kryemadhi: Ramën do ta krahasoja me shqarthin ose siç i thonë tjetër kunadhe, sepse është një kafshë që del vetëm natën. Berisha është bishë siç thotë dhe Bes Kallaku për të.

Për Metën do zgjidhja luanin ndërsa për Bashën… (mendohet pak) ja të mendohem pak… është një kafshë hollandeze, mendoj kaprolli se ecën shpejt.

Pyetje: Çfarë mendimi keni për veshjen e Ramës?

Kryemadhi: Nuk më plëqen, sepse vishet me çitjane. Burrit duhet t’i duken pak format.

Pyetje: Po pse kanë burrat forma?

Kryemadhi: Po kanë nga mbrapa, siç kanë femrat parakolpin dhe prapakolpin, dhe burrat kanë.