Kryefamiljari kërkon ndihmë në polici: Nuk gjej gruan dhe vajzën 2 vjeçe

25

Një kryefamiljar nga Vlora ka kërkuar ndihmën e policisë, pasi prej dy ditësh nuk gjen gruan me vajzën.

Denoncimi është bërë ditën e djeshme, e dile, ku është paraqitur para uniformave blu shtetasi R. D.

Ai ka bërë kallëzim se në datën 8 gusht, bashkëshortja e tij bashkë me vajzën e tyre 2 vjeçare janë larguar nga banesa dhe nuk ka mundur të lidhet më me ta.

Aktualisht po punohet për gjetjen e tyre, si dhe po kryhen verifikimet e rastit për të zbuluar nëse çifti ka pasur probleme.