Ballina Aktualitet Kryebashkiaku Veliaj i përgjigjet protestuesve: S’ka shans, nuk mbetemi në epokën e...

Kryebashkiaku Veliaj i përgjigjet protestuesve: S’ka shans, nuk mbetemi në epokën e gurit

Pas përpjekjeve të shumta të banorëve të Astirit gjatë protestës para Bashkisë së kryeqytetit erdhi dhe reagimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

“Sot në Tiranë vetëm një hot spot është. Nga fabrika e miellit deri tek Shqiponja une kam qenë në fushatë. Njerëzit thonë: kur të zhbllokohet rrethrrotullimi tek Shqiponja, atëherë do marrë frymë Tirana. E kemi gjetur Tiranën me 21 hotspote, u bë dhe trafiku mullar. Sot ka ngelur vetëm 1, vetëm një. Po çfarë, do mbetemi në ‘epokën e gurit’? pse, se disa njerëz që kanë zaptuar aty nuk pranojnë kompensimin që po u japim? S’ka shans!”- u shpreh Veliaj ndaj banorëve.

Kreu i Bashkisë theksoi se nuk ka asnjë shans që projekti të ndalet.