Kryebashkiaku nxjerr shifrat, ja grupmosha më e prekur nga COVID-19 në Prishtinë

45

Shpend Ahmeti, kryebashkiak i Prishtinës ka bërë publike statistikat e përhapjes së COVID-19 në këtë qytet.

Mosha më pak e rrezikuar nga infektimi rezulton të jetë deri në 4 vjeç.

Gupmosha më e prekur është 35 deri në 44 vjeç.

Nga mosha 65 vjeçe deri në 74 vjeç janë 245 persona të infektuar.

Janë po ashtu 98 persona të moshës mbi 74 vjeç që kanë dalë pozitivë me koronavirus në Prishtinë.

Totali i të infektuarve në Prishtinë është 3103, nga të cilët 1536 mbeten raste aktive, 1533 janë shëruar dhe 34 kanë ndërruar jetë.