Ballina Aktualitet Krujë, zjarr tek pishat dhe ullinjtë e fshatit Barkanesh

Krujë, zjarr tek pishat dhe ullinjtë e fshatit Barkanesh

Pasditen e sotme, zjarri ka përfshirë një sipërfaqe të mbjellë me pisha dhe ullinj, në fshatin Barkanesh të Krujës. Situata pritet të rëndohet edhe më tej për shkak se era fryn me shpejtësi të lartë, duke nxitur përhapjen e flakëve.

Në vendngjarje kanë shkuar mjetet zjarrfikëse të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit. Megjithatë, mësohet se ata nuk i afrohen dot të gjitha vatrave të zjarrit për shkak të terrenit malor dhe mungesës së rrugës. Autoritetet vendore kanë kërkuar ndërhyrje sa më parë edhe të mjeteve të Forcave të Armatosura.