Ballina Aktualitet Krujë, dy persona kapen me mina me telekomande

Krujë, dy persona kapen me mina me telekomande

Operacioni i koduar “Muzgu” goditi një grup që trafikonte lëndë plasëse dhe mina me telekomandë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim dhe me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, mbrëmjen e djeshme arrestuan në flagrancë dy shtetas, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve plasëse, djegëse, helmuese dhe radioaktive” e kryer në bashkëpunim, konkretisht:

Të arrestuarit janë dy qytetarë nga Kukësi, A. B, 38 vjeç dhe H. Gj, 26 vjeç.

“Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative nga ana e Strukturave policore se shtetasit e mësipërm trafikonin lëndë plasëse, në momentin e arrestimit të tyre në Thumanë, brenda një çante në ngjyrë të zezë i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale: tre kallëpë cilindrike të mbështjellë me letër kartepecete dhe natriban transparent, ku ishin të vendosura tre kapsolla detonatore të lidhura me tel përcjelles të kapura me natriban, ku në anën tjetër ishin të bashkuara me dy aparate celularë të markës “Nokia” informon policia e shtetit.

Kallëpët ishin me peshë rreth 225, 240 dhe 469 gr secili.
Sipas informacioneve këto mina me telekomandim, mund të perdoreshin në kryerjen e veprave të renda kriminale. Materialet do t’i kalojne Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë për veprime të mëtejshme.