Ballina Aktualitet Krujë, arrestohet i riu pas kanosjes me armë gjahu

Krujë, arrestohet i riu pas kanosjes me armë gjahu

Policia e Krujës ka arrestuar një person dhe një tjetër po procedohet në gjendje të lirë pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin dyshohet se kanë kanosur një shtetas me armë gjahu.

Në pranga ka përfunduar shtetasi Bujar Qerrushi 34 vjeç, banues në Tiranë, i cili në bashkëpunim më vëllain e tij A.Q. 31 vjeç kanë kanosur me armë A.Xh.57 vjeç, banues në Krujë.

Pas ndërhyrjes së policisë, dy vëllezërve iu janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale armë të llojeve të ndryshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë.