Ballina Aktualitet Krujë, arrestohet 26-vjeçari për përdhunim

Krujë, arrestohet 26-vjeçari për përdhunim

Një 26-vjeçar është arrestuar nga policia pasi akuzohet se ka përdhunuar një vajzë të mitur 10 vjet më të re në moshë.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasin G.Rr. 26 vjeç, banues në  Krujë.

Siç bëjnë të ditur burime zyrtare nga policia e Durrësit, 26-vjeçari dyshohet se ka kryer mardhënie seksuale me dhunë me të miturën K.L. 16 vjeçe.

Nuk jepen më tepër detaje rreth ngjarjes, se ku ka ndodhur dhe në ç’rrethana, ndërkohë që materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë për veprën penale marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç.