Ballina LAJME Kroaci, tre shqiptarë tentojnë të trafikojnë 40 kg drogë

Kroaci, tre shqiptarë tentojnë të trafikojnë 40 kg drogë

Tre shtetas shqiptarë janë arrestuar nga autoritetet kroate në Dubrovnik, pasi u kapën me një sasi prej 40 kilogramë marijuanë. Siç raportojnë mediat kroate, operacioni është zhvilluar të dielën, më 27 tetor, gjatë një kontrolli në pikën kufitare në Karasovici.

Makina me të cilën po transportohej lënda narkotike drejtohej nga një 56-vjeçar shqiptar, ndërsa në automjet ndodheshin edhe dy persona të tjerë të moshës 44 vjeç dhe 36 vjeç, po ashtu shqiptarë.

Pas dyshimeve të para, autoritetet urdhëruan kontrollin e makinës, ku u gjetën 28 pako me marijuanë, me peshë totale 39 kg e 485 gram.