Ballina Aktualitet Kroaci, SHBA mbështetje ndaj Shqipërisë për reformat në BE

Kroaci, SHBA mbështetje ndaj Shqipërisë për reformat në BE

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shprehur se do të vazhdojnë të mbështesin Shqipërinë në drejtim të reformave për anëtarësimin e saj në BE, të forcimit të institucioneve demokratike si dhe zhvillimin e Shqipërisë si një aleate më e fuqishme në NATO.

Ambasadori i Shqipërisë në Kroaci, Riza Poda realizoi një takim pune me ambasadorin e SHBA në Zagreb, W. Robert Kohorts.

Kohorst theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të mbështesin Shqipërinë në drejtim të reformave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, të forcimit të institucioneve demokratike si dhe zhvillimin e Shqipërisë si një aleate më e fuqishme në NATO.

Gjithashtu, diplomati amerikan shprehu vlerësim për angazhimet konkrete dhe kontributet e Shqipërisë në krah të Shteteve të Bashkuara, në një sërë çështjesh dhe sfidash ndërkombëtare, si dhe rolin dinamik dhe konstruktiv të Shqipërisë në rajon.